Shoqëria civile dhe qytetarët, të zhgënjyer me të dyja partitë për dështimin e marrëveshjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qytetarët janë shprehur të zhgënyer që Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për krijimin e qeverisë.

Disa prej tyre shpresojnë se këto dy parti do të merren vesh me njëra-tjetrën për të qeverisur bashkë, raporton KTV.

Në anën tjetër, nga shoqëria civile thonë se dështimi i nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje tregon se as pas zgjedhjeve të fundit, partitë nuk kanë ndryshuar mentalitetin.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, vlerëson se posti i presidentit nuk është e vetmja çështje që ka ndarë VV-në dhe LDK-në. Aty, sipas Demhasajt, ka ndikuar edhe vazhdimi i mandatit të Gjykatës Speciale, i cili skadon vitin e ardhshëm.

Mosarritja e marrëveshjes është për keqardhje, thotë njohësi i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, pasi vlerëon se qytetarët kanë vendosur që këto dy parti të krijojnë qeverinë.

Demhasaj dhe Ibrahimi besojnë se Kurti e Mustafa do t’u kthehen sërish përpjekjeve për arritje të koalicionit.

Share This Article