Shoqërohet në komisariat kandidati për deputet i Partisë Demokratike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fatjon Semanjaku është shoqëruar në komisariatin e policisë Fier disa minuta më parë, pasi ka kundërshtuar policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolë në qendër të qytetit.

Për të evituar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë policia, e cila e ka shoqëruar deri në komisariat dhe më pas e ka lënë të lirë.

Ndërkohë, PD-ja këtë e ka cilësuar ndalim me urdhër politik sepse po bënte fushatë. “Policia e Fierit me urdhër politik të Belinda Ballukut, ka shoqëruar në Komisariat, Kandidatin e Partisë Demokratike Fatjon Semanjaku, pse bënte fushatë dhe shpërndante fletushka në shesh”, tha Gazment Bardhi.

Reagimi i Policise:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:

Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë.

Share This Article