Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës “play-off” të Champions League në formatin e ri.
Dueli që spikat është padyshim finalja e parakohshme mes Manchester City dhe Real Madrid, me Bayernin që evitoi “Qytetarët” dhe do të ndeshet me Celtic.
Milani dhe Juventusi kanë evituar njëra-tjetrën, me kuqezinjtë që do të ndeshen me Feyenoord, ndërsa bardhezinjtë do të kenë përballë një tjetër skuadër holandeze, PSV Eindhoven.
PSG do të ketë një derbi me Stade Brest, ndërsa takimet e tjera janë Monaco-Benfica, Club Brugge-Atalanta dhe Sporting-Dortmund.
SHORTI:
Club Brugge – Atalanta
Sporting Lisbon – Borussia Dortmund
Manchester City – Real Madrid
Celtic – Bayern Munchen
Juventus – PSV
Feyenoord – Milan
Stade Brest – PSG
Monaco – Benfica