ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit 1 minute ago
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave 4 minutes ago
Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës! 30 minutes ago
“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja 31 minutes ago
Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja 33 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

albnews by albnews
20 November, 2025
in Albania, Sports
0
Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën play off këtë të enjte pas shortit të hedhur në Zyrih.

Kuqezinjtë do ta luajnë ndeshjen e parë kundër Polonisë, një kundërshtari të cilën e mundëm dy vite më parë për të përsëritur arritjen e kualifikimit historik në Euro 2024.Nëse Shqipëria kalon përballë Polonisë, atëherë kundërshtari ynë në finale do të jetë fituesi i sfidës Ukrainë-Suedi.

RelatedPosts

Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

Fati nuk i buzëqeshi kuqezinjve sa i përket fushës, pasi si në gjysmëfinale, ashtu edhe në rastin e një kalimi të mundshëm në finale, Shqipëria do t’i luajë të dyja ndeshjet si mike.Nga ana tjetër, Kosova u shortua me Sllovakinë. “Dardanët” gjithashtu do ta luajnë ndeshjen e parë jashtë, por në rast kualifikimi në finale, Kosova do të presë në Prishtinë fituesin e sfidës Turqi-Rumani.

Në sfidat e tjera, Italia do të presë Irlandën e Veriut dhe nëse do të fitojë, do të udhëtojë në fushën e fituesit Uells-Bosnje & Hercegovinë.Maqedonia e Veriut luan kundër Danimarkës në Kopenhagë dhe fituesi do të luajë jashtë në fushën e fituesit Rep. Çeke-Irlandë.Gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars dhe finalet pesë ditë më vonë. Gjithashtu u hodh shorti dhe për play off-in ndërkontinental, të cilat u ndanë: Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo dhe Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak.

SHORTI:

Play off-i europian:

Gjysmëfinalet –

Itali – Irlandë e Veriut

Ukrainë – Suedi

Turqi – Rumani

Danimarkë – Maqedoni e Veriut

Uells – Bosnje & Hercegovinë

Poloni – Shqipëri

Sllovaki – Kosovë

Republika Çeke – Irlandë

Finalet-

Fituesi Uells / Bosnje & Hercegovinë – Fituesi Itali / Irlandë e Veriut

Fituesi Ukrainë / Suedi – Fituesi Poloni /Shqipëri

Fituesi Sllovaki / Kosovë – Fituesi Turqi / Rumani

Fituesi Republika Çeke / Irlandë – Fituesi Danimarkë / Maqedoni e Veriut

Play off-i ndërkontinental:

Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo

Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak

VAZOT:

VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

VAZO 2: Poloni, Uells, Republika Çeke, Sllovaki

VAZO 3: Shqipëri, Kosovë, Irlandë, Bosnje & Hercegovinë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

Ardi Omeri: Filmi “Dorina” riktheu në memorien time trashëgiminë kulturore të Durrësit

20 November, 2025
Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave

Mbahet Bienalja e Arkitekturës Ballkanike në Beograd, studiot shqiptare mes më të vlerësuarave

20 November, 2025
Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

Masat e GJKKO ndaj Ballukut, reagon Bardhi: Rënia e Belindës është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

20 November, 2025
“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

“Moment historik për Shqipërinë”, Shehaj: Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result