Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të 64-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar shpalli zyrtarisht listën e artistëve që do të ngjiten në skenën e këtij edicioni.
Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve spikasin emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të rëndësishme të artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën moderne, por edhe zëra të rinj që do të prekin për herë të parë skenën e festivalit, shkruan atsh.
Mes emrave që do të garojnë këtë vit është Fifi, e cila në këtë edicion vjen në duet me Tiri Gjocin; në listë gjendet edhe Alis, i cili në Festivalin e 63-të u vlerësua me vendin e tretë me këngën “Mjegull”; Vedat Ademi, një artist që rikthehet.
Përveç artistëve të njohur, festivali do të mirëpresë edhe emra të rinj që garojnë për herë të parë. Një prej tyre është Egzon Pireci, me origjinë nga Prizreni, i cili e ka nisur rrugëtimin artistik që në moshë të vogël. Ndërkohë, surpriza e këtij edicioni është pjesëmarrja e aktorit të njohur Erand Sojli, që këtë herë do të ngjitet në skenë si këngëtar.
Festivali i 64-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të vijë nën drejtimin artistik të Elhaida Danit për katër net me radhë. Ashtu si edhe vitin e kaluar, gjatë muajit nëntor pritet të publikohen edhe këngët konkurruese të artistëve pjesëmarrës, duke i dhënë publikut mundësinë të njihet më herët me krijimet e tyre muzikore.
LISTA E PLOTË
2 Farm
Alis
Egzon Pireci
Endri Kaçaçi
Enxhi Nasufi
Erand Sojli
Erik Lloshi
Evi Reçi
Fifi & Tiri Gjoci
Frensi
Gerta Mahmutaj
Ghiti
Gresa Gjocera & Bledi Kaso
Inis Neziri
Kamela Islamaj
Kimi
Kleansa Susaj
Lorenc Hasrama
Luna Çausholli
Malvina Likaj
Rezarta Smaja
Rigersa Loka
Sara Kapo
Savjana Vjerdha
Sheila
Sihana Haxhnikaj
Threex
Vedat Ademi