Janë shpallur këtë të martë fituesit e projekteve të kërkimit shkencor që iu përgjigjën pozitivisht thirrjeve të MAS për aplikime për financim.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale.
“I uroj shumë suksese grupeve të talentuara e inovatore të kërkuesve shkencorë dhe i nxis ata që bashkë me studentët ta bëjnë universitetin promotor për përshpejtimin e progresit ekonomik dhe social të vendit.- shkruan Ministrja Kushi.
Këto projekte janë në dy drejtime:
-Projektet e kërkimit dhe zhvillimit nga universitetet, të cilat fokusohen në shqetësimet e vazhdueshme për problemet e ekonomisë, shëndetit, mjedisit dhe energjisë që përjeton sot planeti ynë.
- Projektet e kërkimit shkencor që zhvillohen si partneritet i universiteteve me biznesin, ku për herë të parë janë përzgjedhur 10 projekte fituese që promovojnë në perspektivë afatgjatë një model të ri bashkëpunimi dhe lidhje organike mes kërkuesve, pedagogëve, studentëve dhe përfaqësuesve të bizneseve.
POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI
Sapo kemi shpallur në AKKSHI fituesit e projekteve të kërkimit shkencor që iu përgjigjën pozitivisht thirrjeve të MAS për aplikime për financim në dy drejtime kryesore:
- Projektet e kërkimit dhe zhvillimit nga universitetet, të cilat fokusohen në shqetësimet e vazhdueshme për problemet e ekonomisë, shëndetit, mjedisit dhe energjisë që përjeton sot planeti ynë. Me qëllim promovimin e shkencës dhe teknologjisë në nivel kombëtar, këtë herë janë financuar 90 projekte kërkimore (2 herë më shumë se në vitin 2022), ndër të cilat rreth 20% në fushën e mjedisit, 25% në fushën e bujqësisë dhe ushqimit dhe 21% në fushën e shëndetit.
- Projektet e kërkimit shkencor që zhvillohen si partneritet i universiteteve me biznesin, ku për herë të parë janë përzgjedhur 10 projekte fituese që promovojnë në perspektivë afatgjatë një model të ri bashkëpunimi dhe lidhje organike mes kërkuesve, pedagogëve, studentëve dhe përfaqësuesve të bizneseve. Nga ky bashkëpunim, bizneset përfitojnë njohuri të vlefshme për tregun, aftësi të reja dhe ekspertizë teknike, ndërsa universitetet përfitojnë nga stabiliteti afatgjatë i financimit dhe lidhje më të ngushta me komunitetin e biznesit.
I uroj shumë suksese grupeve të talentuara e inovatore të kërkuesve shkencor dhe i nxis ata që bashkë me studentet ta bëjnë universitetin promotor për përshpejtimin e progresit ekonomik dhe social të vendit!
Linku i projekteve fituese të kërkimit dhe zhvillimit:
Linku i projekteve fituese si bashkëpunim mes universiteteve dhe biznesit: