Shpallen rezultatet e regjistrimit, 29.52% e popullsisë në Maqedoni janë shqiptarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni sot ka shpallur rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare.
Sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë.
Janë regjistruar gjithsej 2. 097 319 persona.
Rezident: 1. 836 713
Jo rezident: 260 606
Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar:

54, 21 për qind maqedonas

29.52 për qind shqiptarë

3.98 për qind turq

2, 34 për qind rom

1.18 për qind serb

0.87 për qind boshnjak

0.44 për qind vlleh

Nga numri rezident:

Maqedonas 58.44%

Shqiptarë 24.03 %

Turq 3.86 %

Romë 2.53%

Vlleh 0.47 %

Serb 1.3%

Boshnjak 0.87 %

Nga numri jo-rezident

Maqedonas 24.45%

Shqiptarë 66.36 %

Turq 4.79%

Romë 1.02%

Vlleh 0,19%

Serb 0.35%

Boshnjak 0.81 %

Drejtori i ESHS-së Apostoll Simovski, në fjalimin e tij tha se me sukses është zbatuar regjistrimi i popullsisë.

“Ekipi i regjistruesve tregoi se mund dhe dijmë të kryejmë operacione profesionale. Nëse regjistrimet e mëparshme janë dashur vite, dhe më shumë njerëz, këtë herë kemi tejkaluar të gjitha parashikimet”, tha Simovski.

Ndërsa zv.drejtori i ESHS-së Ilmi Selami, tha se është bërë punë e madhe me procesin e regjistrimit, duke pasur parasysh pengesat që kanë hasur. Ai gjithashtu ta se është bërë punë e shkëlqyer me regjistrimin e diasporës.

Share This Article