Shpallet fituesi i çmimit “Poeti Laureat”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit bën të ditur se mbrëmë në një ceremoni të mbajtur enkas për këtë qëllim, në Ministrinë e Kulturës, u shpall fituesi i çmimit “Poeti Laureat”, një çmim i krijuar rishtazi nga kjo qendër me qëllim nxitjen e poezisë shqipe.

Fituesi i këtij konkursi u shpall poeti i njohur nga Lezha, Rudolf Marku. Fitursi e mori vlerësimin nga Ministria e Kulturës, Elva Margariti.

Komisioni që u mor me gjykimin e kandidaturave kryesohej nga Besnik Mustafaj .

Në motivacionin e shpalljes së fituesit shkruhej:

Ka arritur të ndërtojë një vepër të pasur dhe koherente përtej konteksteve historike, politike dhe gjeografike në të cilat ka jetuar poeti, duke shprehur me gjuhën e përshtatshme atë çka është e qëndrueshme te njeriu. Në motivacionin për Poetin Laureat është vlerësuar edhe shërbimi i çmuar që i ka bërë ai kulturës kombëtare, duke sjelle në shqip shumë nga kryeveprat e poezisë botërore”.

Share This Article