Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në New York

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Como nënshkroi një urdhër ekzekutiv për shpalljen e një gjendjeje “katastrofe emergjente” për shkak të dhunës në shtet.

Andrew Como tha se ata “kaluan nga një epidemi në tjetrën”. “Ne shkuam nga coronavirusi në një epidemi të dhunës së armatosur. Më shumë njerëz po vdesin nga dhuna me armë sesa nga COVID-19”, tha Cuomo në një konferencë shtypi.

Njoftimi pason një seri të shtënash gjatë fundjavës së festave në qytetet anembanë SHBA-së. Cuomo tha se dëshiron që të gjithë ta kuptojnë shkallën e problemit.

Siç tha ai, shteti do të krijojë Zyrën për Parandalimin e Dhunës së Armatosur brenda Ministrisë së Shëndetësisë të këtij shteti federal.

“Lufta kundër dhunës së armatosur nënkupton heqjen e armëve të paligjshme nga rrugët”, shkroi Cuomo në Twitter.

Ai shton se 74 për qind e armëve të përdorura në qytetin e New Yorkut u blenë jashtë kufijve të shtetit. 

Share This Article