Shpallet projekti fitues për stadiumin e ri të Vlorës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Projekti i studios belge XDGA u shpall fituese për ndërtimin e stadiumit të ri të Vlorës. Sipas saj stadiumi do të jetë një gërshetim funksionesh në raport me ndërtesat ekzistuese.

“Stadium të plotë me të gjithë programet nuk është objekt ikonik dhe kala futbolli por gërshetim funksionesh në raport me ndërtesat ekzistuese. Tre nivele ndërtesash që bëjnë një të tërë. E para është stadiumi, e dyta fusha e trajnimit dhe fushat e sportit dhe një strukturë rreth e rrotull, një shëtitore e ngritur. Do të ofrojmë një rrugicë shërbimi, një zhvillim dhe lart saj qarkullimi për këmbësorët”, tha përfaqësuesi i saj gjatë prezantimit.

Pak ditë më parë u shpallën edhe projektet fituese të ndërtimit të stadiumeve të Korçës dhe Durrësit, ndërkohë që kryeministri njoftoi se së shpejti do të nisë ndërtimi edhe për stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Share This Article