ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit  2 hours ago
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare 3 hours ago
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026 3 hours ago
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë 4 hours ago
Shqipëria zhbllokon sfidën! Asllani kalon në avantazh Kombëtaren ndaj Andorrës 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës 17 shkurt të vitit 2008 në Times Square

albnews by albnews
17 February, 2023
in Albania, Kosova
0
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës 17 shkurt të vitit 2008 në Times Square
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

SHBA – Kanada: Epiqendra e festimeve të papara ndonjëherë në historinë e SHBA-së, u bënë në 17 Shkurt 2008 – në mesdrekë në metropolin e botës qytetin e 12 milion banorëve, metropolin e botës New Yorkun. Mënyra se si e festuan shqiptarët në New York, krejt spontanisht është e rrallë dhe e pa parë ndonjëherë në historinë e emigracionit shqiptarë. Manifestimi i shqiptarëve i ka çuditur amerikanët, të cilët siç u shpreh edhe një ruajtës i rendit – punonjës policie me uniform veteran i NYPD, për gazetën tonë : “Kurrë në jetën e time, tha ai nuk kamë parë kaq shumë njerëz entuziast, me flamurin kuq e zi dhe atë të SHBA-së, të “derdhen” si lumë në sheshin më famozë të botës Time Square.”

Por, duhet cekur se shqiptarët në të gjitha territoret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, vendbanimet e shqiptarëve, u derdhën lumë, ndërsa filluan festimet masive atë të diel të ftohtë më 17 Shkurt 2008. Festime këto që erdhën për një festë, që këtu, kishte më shumë se 100 vjet që e kishin pritur, së bashku me mbarë kombin shqiptarë, prej shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë më 1912.

RelatedPosts

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

Më 17 shkurt 2008 – më shumë se 500 mijë shqiptarë (gjysmë milioni), fëmijë, të rinj e të reja, gra e burra, pleq e plaka, u bënë së bashku me lot gëzimi në sy, për të pritur lindjen e “Diellit – Diellin”, e kësaj dite të bardhë, dhe të rëndësishme, që edhe shqiptarët me në fund këto lot shekullorë, t’i shndërrojnë në gëzim e hare të papërshkrueshme, me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Asnjëherë, u tha se nuk mbahet mend në historinë e Amerikës, që të jenë parë kaq shumë shqiptarë, në shesh duke festuar. Asnjëherë në historinë e këtij vendi nuk janë parë kaq shumë flamurë kuq e zi – që thuaje se kishin mbuluar e veshur kuq e zi kryeqytetin e Amerikës Washingtonin D.C, qytetet e shtetet më mëdha amerikane New Yorku-n, Detroitin, Çikagon, Bostonin, Floridën, Kaliforninë, Teksasin (Dallas), Arizonën(Phoenix), New Jersey, Kenektiket, Pensillvaninë, Karolinëne Veritu e të Jugut, Atlantën,Visconsin, Canada ( Toronton, Montrealin, Vankuverin), e të tjera.

Shqiptarët e këtushëm nga e gjithë Amerika e Kanadaja, kishin dalë tashmë në rrugë e sheshe për të festuar këtë ditë të madhe, ditë historike, e cila vjen menjëherë pas asaj të 1912. Më 17 Shkurt 2008 , të gjithë shqiptarët, në Kosovë, Shqipëri e trojet shqiptare, diaspora po festonin, duke mos harruar se kemi me vete, mikun e madh dhe të përjetshëm tonin Amerikën e George Washingtonit, Ullsonit, Bushit të parë, William Jefferson Clintonit dhe George W, Bush! E gjithë kjo po ndodhte kur vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra amerikanët të nesërmen e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, festonin ditën e Presidentit të SHBA- President Day .

Ajo që ra në sy atë ditë ishte se çdo gjë u bë në mënyrë krejt spontane, dhe më gëzim të përshukrueshem me daljen për të festuar në rrugët e shesh e SHBA dhe Kanandasë, çdo shqiptarë në Amerikë e Veriut, ashtu si kishin dalë edhe bashkëkombasit e tyre – shqiptarë, në Kosovë, Shqipëri, Luginën e Preshevës, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri, Arbëreshët e Italisë, dhe shqiptarët, në Zvicër, Belgjikë, Angli, Francë, Itali, Gjermani, Suedi, Australi, Argjentinë, Turqi, Austri, Holand, për t’u bërë pjesë e historisë së kombit tonë, duke dalë e festuar atë Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Për të kujtuar një nga gëzimet më të bukura të jetës së tyre, dolën në sheshin në Times Square – NYC, mbi 15 mijë Shqiptar

Në zemër të qytetit 12 milion banorësh, metropolit të botës New York, në sheshin e famshëm Time Square, krejt spontanisht, defiluan mijëra studentë, dhe nxënës shqiptare të shkollave të ndryshme, të rinj e të reja, burra dhe gra shumica edhe me veshjet tona kombëtare, duke vallëzuar e kënduar me tupana, duke mbajtur në dorë flamurin kuq e zi, dhe Dardanisë, uniformat e flamurin e UÇK-së, kanë kënduar e vallëzuar në shesh vetëm shqip.

Gëzimi paksa i “shfrenuar” i shqiptarëve, atë ditë kulmoi me “pushtimin” e sheshit Times Square dhe vërshimin nga të katër anët e këtij sheshi të dhjetra makinave, përfshirë ato luksoze, që “bllokuan” për disa orë sheshin, duke i rënë borive, dhe detyruan policinë (NYPD) të shtojë kordonin e policëve, dhe të vendos barrikada në të katër anët e sheshit ashtu si i kemi parë në festimin e ndërrimit të viteve po në sheshin Times Square.

I vetmi moment që sheshi ra në qetësi, ishte ora 9:39AM, e mëngjesit, në Nju Jork, 15:39 e pasdites në Prishtinë, kur manifestuesit u afruan afër njeri tjetrit dhe dëgjuan me autoporlant në Sheshin Times Square – Fjalimin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Menjëherë pas kësaj shpërthyen, lot gëzimi, brohoritje dhe këngë valle, përqafime të forta me urimin – Gëzuar Pavarësinë Kosovë.

Pas këtij festimi të papërshkueshëm për disa orë – festës i erdhi mbrëmja, në lokalet ku u mblodhën grupe-grupe shqiptarët, festa kalojë në shtëpinë e Vatrës, Vatrës, së kolosëve të kombit, në Royal Regneci Hotel aty u ku nisë Batalioni Atlantiku, dhe lokale të tjera në Staten Island, Brooklyn, Bronx, Queens e New Jersey.

Në shtëpinë Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, e udhëhequr nga mëmëdhetarët e shquar, e kombit Faik Konica, Fan Noli, Koço Dako, Kristo Thanasi etj. dhe deri tek pasardhësi i tyre Agim Karagjozi, shënojë Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, me një pritje solemne, duke hapur dyert e saj për të pritur urimet e veprimtarëve dhe liderve të dalluar të komunitetit .

Më pas Lëvizja e Legalitetit për Amerikë, kishte ftuar edhe Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, ta festoni së bashku në një mjedis festiv në New Jersey.

Kurse, Ish luftëtarët e Bataloinit luftarak “Atlantiku” dhe fondacionit “Vendlindja Thërret”, zgjodhën pikërisht të festonin nga ai vend ku gati 10 vite më parë, se të shpallej pavarësia e Kosovës, ishin nisur për të luftuar rreth 200 ushtarët e këtij Batalioni të çlirojnë Kosovën, pra nga sheshi dhe vendi Royal Regency Hotel, në Yonkers, ku tashmë nuk do të mblidheshin për të luftuar, por për të festuar dhe gëzuar fitoren e tyre për atë që luftuan , sakrifikuan dhe u flijuan disa prej tyre – tre vëllezërit Bytytqi, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi.

Edhe – Kisha katolike shqiptare, Zoja e Shkodrës, në meshën e mesditës – famullitari i saj Dom Pjetër Popaj, dha një meshë e quajtur për Pavarësinë e Kosovës, ashtu si dhe Xhamia e Staten Island, dhe ajo në Brooklyn e Paterson e Garfiled, do të kryenin lutjet fetare për Pavarësinë e Kosovës, dhe do të ndanin gosti për besimtarët me këtë raste.

Gjatë gjithë ditës me makinat e tyre kanë bërë “defilime” duke i rënë borijeve të makinave, dhe fanfarave nëpër rrugët e qyteteve, Bruklin, Bronks, Qiuns, Staten Island, me makina të mbuluara me flamurin kuq e zi dhe atë Amerikanë, dhjetra shqiptarë.

Menjëherë shpejt e shpejtë disa organizata dhe shoqata organizuan me këtë raste mbrëmje festive me këngë e valle patriotike në restorantet , klubet e lokalet e shqiptarëve në Amerikë e Kanada.

Ndërkohë, nëpërmjet medias, gazetës Illyria, Bota Sot e Dielli, Televizioni Kultura Shqiptare(Adem Belliu), u njoftua se festa do të vazhdojë edhe në mbrëmje, në disa restorante e lokale, shqiptare në New York, dhe New Jersey, ku pronaret shqiptar thane se jepnin pijet dhe ushqimin falas për shqiptarët.

Atmosfera ka qenë e papërshkueshme mjaft madhështore dhe gëzimi kishte mbërritur kulminacionin e tij, duke festuar 17 Shkurtin 2008 – Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

13 November, 2025
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

13 November, 2025
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

13 November, 2025
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result