Shpallja “Non grata” në SHBA, Berisha: Ma bëri Rama, askush nuk e cënon dinjitetin tim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për ta shpallur atë dhe familjen, ‘non grata’ në SHBA.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”Berisha u shpreh i bindur që pas kësaj, qëndron kryeministri Edi Rama, që do të cënojë dinjitetin e tij, por edhe marrëdhëniet e mira që Berisha ka pasur me qeverinë amerikane, gjatw kohës që ka qenë në pushtet.

“Trashëgimia e SHBA është një rindërtim infrastrukturës së Shqipërisë, më shumë se në të gjitha kohët e marra së bashku. Trashëgimia e saj janë TAP-i, projekti i shekullit, janë miliarda euro të investuara në energjinë ujore. Janë nga Skënderbeu deri në vitin 2005, shqiptarët numëronin 4.500 rrënjë ullinj, ka mbi 11 milion deri në vitin 2013. Edi Rama e bën këtë, mendon që do e cënojë këtë trashëgimi.

Kjo është luftë me mullinjtë e erës. Ata që duan të cënojnë dinjitetin tim, që është ajo e një njeriu të zakonshëm, por që nuk e ndërroj me asgjë në botë. Jam unë gardian i tij, për asnjë njeri, vetëm për vetën time, për ata që kam përfaqësuar. Miqtë e mi nuk kanë nevojë t’i aktivizoj fare, ata kanë mendim absolut për shpifjet dhe qëllimet. Mund të thoshte që o Sali, me këto qëllime, po paraqitesh si një njeri që nuk pajtohet me to.

Unë anti-amerikan nuk bëhem kurrë. Jam ky që jam. Kam mbrojtur interesin publik, po e them këtu, në mënyrë absolute me energji të trefishuara. Nuk largohem”, është shprehur Berisha. 

Share This Article