Pasuria e gjërave të vjetra interesante të cilat janë vendosur në sallat e Muzeut shtetëror në Cetinë fshehin edhe një ekzemplar të rrallë të armëve, që ka të bëjë me të kaluarën historike të Shqipërisë.
Në mur, në mesin e armëve të llojllojshme, duke filluar nga ato të kohës së gurit e deri te ato më moderne, e kemi gjetur një shpatë, e cila menjëherë na e tërhoqi vëmendjen me pamjen e jashtme të pazakonshme. Shpata është pak më e madhe sesa ajo që është normale, e brishtë nga fundi, me këllëf kadifeje të kuqe, gati e tëra nga bakri, me dorëz shpate, gjithashtu nga bakri.
Na ra në sy, sepse shpata të tilla kemi parë vetëm në fotografi, dhe këtë te heronjtë dhe vojvodët serbë nga koha e perandorit Dushan, Knez Lazarit dhe sunduesve të tjerë të vjetër serbë. Shpata është e ngulitur me gozhda në mur, por në tehun, i cili është rreth dhjetë centimetra paksa i nxjerrë nga këllëfi, rreth vetë dorëzës së shpatës, e lexuam mbishkrimin e dallueshëm me shkrim latin: “Kastriotiq Ban“, dhe menjëherë nën të vitin 1457“.
Nga drejtoria e Muzeut mësuam se mendohet që shpata i takon heroit të njohur në historinë e popullit shqiptar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeu. Shpata është gjetur në muzeun e dikurshëm ushtarak në Cetinë, pas bashkimit kur ky Muze u formua edhe me rastin e regjistrimit të gjërave që janë gjetur dhe sipas mbishkrimit ë teh u konstatua se kush ishte pronar i kësaj shpate, shkruan Koha.