Shpend Ahmeti: E kemi paguar faturën e PAN-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti ka folur për rezultatin e dobët të partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, në të cilat PSD-ja garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ahmeti ka thënë në televizionin T7, se prej momentit që ka nënshkruar koalicion me partinë e Ramush Haradinajt, PSD-ja ka humbur 5 për qind të votave.

“E kemi paguar faturën e PAN-it”, është shprehur ai, duke iu referuar ish-koalicionit që qeverisi vendin, PDK-AAK-Nisma-AKR.

“PAN-i është ndëshkuar. Ka qenë votë për ndryshimin”, është shprehur Ahmeti. 

Ahmeti ka thënë se bazuar në sondazhe, ka pritur se koalicioni AAK-PSD do të siguronte të paktën 14 për qind të votave, apo 16-17 vende në Kuvendin e Kosovës.

Ai po ashtu ka deklaruar se koalicioni me AAK-në e Ramush Haradinajt i ka kushtuar shumë partisë së tij.

“Kritikën më të madhe si PSD e kemi pasur për koalicionin”, është shprehur Ahmeti.

“S’mund të depërtonim. Prishtina kishte revoltë kundër PAN-it, s’po them kundër Ramushit”, ka deklaruar Ahmeti. 

Share This Article