Dominimi i Premier League në kompeticionet e UEFA-s mund t’i ketë ditët e numëruara si rezultat i FPF që do të hyjë në fuqi nga kjo verë. Sipas asaj që raportohet nga tabloidi “The Times”, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin pritet t’i paraqesë Bashkimit Europian një plan për të vendosur kufizime të shpenzimeve dhe pagat e futbollistë.
Diçka që duket se do prekte kryesisht klubet britanike, të detyruar të shkurtojnë shpenzimet e kota. FPF i ri që trupi europian dëshiron të zbatohet synon që klubet të shpenzojnë 90% të të ardhurave të tyre në vitin 2023, 80% në vitin e ardhshëm dhe 70% në vitin 2025.
Aktualisht, 16 nga 20 klubet më të pasura në Europë luftojnë në Premier League, me City, United, Liverpool, Chelsea, Tottenham e Arsenal që gjenden në mesin e 10 vendeve të para.
Pro këtij propozimi do ishte edhe Nasser Al Khelaifi, që po shpenzon shifra të mëdha te PSG. Ky kufizim do të bënte akoma dhe më interesante garat Europiane, me ligën franceze, Bundesligën gjermane, Serie A italiane dhe kampionatin spanjoll që do të rivalizonte me ekipet angleze për trofe.