Jetesa në Tiranë nuk është lehtësisht e përballueshme nga të gjithë.
Akomodimi, ushqimi, faturat mujore por edhe pak argëtim, kapin një vlerë rreth 800 euro në muaj deklarojnë disa qytetarë.
Fatmirësisht thonë se paguhen mirë për të jetuar në Tiranë, megjithëse çmimet i konsiderojnë të shtrenjta.
Por ndryshe është për pensionistët, qoftë për ata që jetojnë në kryeqytet apo ata që jetojnë në rrethe.
Çdo fillim muaji llogarisin shpenzimit më të domosdoshme, ndërsa u janë falenderues për ndihmën, fëmijëve që i kanë në emigracion.
Pensionet e pamjaftueshme dhe shtrenjtimi i çmimeve i kanë bërë të kufizohen edhe në konsumin e përditshëm ushqimor.
Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare gjatë tre mujorit të parë të 2024 është 73,641 lekë, ndërsa pensioni mesatar në qytet 18, 341 lekë dhe 11, 051 lekë për ata që jetojnë në fshat.