Turqia ka arrestuar 402 njerëz në 42 ditët e fundit të akuzuar për pubikim të materialeve të rreme dhe provokuese lidhur me shpërthiminin e koronavirusit.
Nga një deklaratë e dhënë nga ministria e brendshme e Turqisë, mësohet se zyrtarët kishin inspektuar më shumë se 6,000 llogari të mediave sociale dhe 402 persona ishin ndaluar.
Një zyrtar i ministrisë i tha AP se të arrestuarit dyshohet se kishin provuar të shkaktonin panik mbi pandeminë e koronavirusit me postime që, ndër të tjera, akuzojnë qeverinë se nuk ka bërë sa duhet për të frenuar shpërthimin ose ka mashtruar për numrin e vdekjeve ose infeksioneve.
Zyrtari foli në kushte anonimiteti, në përputhje me rregulloret e qeverisë.
Shifrat e fundit të koronavirusit të Turqisë nuk janë botuar ende, por vendi ka raportuar një rënie graduale të numrave të vdekjeve të përditshme gjatë javës së kaluar./bota.al/