Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen rëndë dy shqiptarë në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Britani, ku si pasojë dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Mësohet se dy të rinj shqiptarë kanë pësuar një aksident në banesën e tyre, pas shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, sikurse njofton ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, që tregon se aktualisht, ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Birminghamit ku po marrin kujdes të specializuar mjekësor.

Gjithashtu ambasada e Shqipërisë thotë se ka vendosur kontakt me autoritetet britanike dhe po ndjek nga afër situatën.

\Dy përfaqësues të Ambasadës kanë vizituar të rinjtë në spital dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me palët përkatëse.

Share This Article