Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, plagosen burrë e grua

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Burrë e grua janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Selenicë të Vlorës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën orën 05:53 në banesën e bashkëshortëve Rexhep dhe Mimoza Selimi.

“Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.  Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar”,sqaron policia.

Ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.

Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proceduriale.

Share This Article