Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Mexican firefighters extinguish the flames of a gas truck that exploded in Mexico City on September 10, 2025. Nearly 60 people were wounded, 19 gravely, when a gas truck exploded in Mexico City on September 10, 2025, causing widespread damage, municipal officials said. (Photo by Valentina ALPIDE / AFP)

Trembëdhjetë persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të cisternës në Meksikë, kur një kamion që transportonte gati 50,000 litra benzinë shpërtheu papritur në lagjen me popullsi të dendur të Iztapalapës.

Disa persona pësuan djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, sipas zyrës së kryetarit të bashkisë.

Midis të vdekurve të fundit ishte Alicia Matias, 49 vjeç, të cilën shtypi meksikan e quajti “gjyshja-heroinë” ndërsa mbronte mbesën e saj dyvjeçare me trupin e saj gjatë shpërthimit.

“Akti i saj i dashurisë la një gjurmë të thellë”, shkroi në platformën X, kryetarja e bashkisë së Qytetit të Meksikos, Clara Brugada.

Hetuesit thonë se aksidenti ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak se kamioni po ecte me shpejtësi dhe mund të ketë goditur një objekt që shpoi rezervuarin.

Bruganda tha se qeveria e saj do të kërkojë të zbatojë rregullore të reja për autocisternat e karburantit që operojnë në qytetin me 9.2 milionë banorë për të parandaluar aksidente të ngjashme në të ardhmen.

Share This Article