Connect with us

Albania

Shpërthen Enkel Demi: Këtu është kur*ëria sheshit, po kthehemi në një popull kodosh

Published

on

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme ku shtetasi Dan Hutra vrau tre gra si dhe plagosi tre të tjera, gazetari Enkel Demi mëngjesin e sotëm ka bërë një analizë gjerë e gjatë për mënyrën se si femra trajtohet ditët e sotme.

Ai i shqetësuar nga kjo çfarë është duke ndodhur u shpreh se mënyra se si trajtohen sot, zonjat, zonjushat apo dhe fëmijët është e tmerrshme.

Gazetari tha se pas viteve 1990 në Shqipëri kemi parë se si “gangësterët” të cilët janë bërë sipërmarrës apo dhe mund të kenë funksione shetëtore kanë trafikuar kushërirat apo dhe gratë e tyre. Më tej Demi shtoi se me dhunues të grave hasemi në çdo institucion, madje edhe në media, ku është pikërisht kjo e fundit e cila edhe i reklamon.

“Pavarësisht se sot, ose nesër shoqatat e grave do dalin të bëjnë parakalimet e tyre të zakonshme, ndërkohë dhuna e grave fillon në krye, ne kemi dhunë verbale, ofendime, dhe nuk i kemi vetëm në politikë por edhe në media, kudo. Mënyra si trajtojmë ne zonjat, zonjushat apo dhe fëmijët është e tmerrshme.

Advertisement

Pas 90 shumë nga këta cubat e sotëm të cilët mund të jenë bërë edhe sipërmarrës, mund të kenë edhe funksione shtetërore kanë marë vajzat e xhaxhait, kushërirat e para i kanë trafikuar ose janë fejuar dhe gratë e tyre i kanë trafikuar. Dhunues të grave ka në polici, ka në sistemin e drejtësisë, dhe dhunues të grave ka dhe në media.

I shohim dhe në media se çfarë po ndodh. Janë “funy” këta tipa që e bëjnë dit për ditë në media. Shohim programe që po ndërtohen dhe kanë sukses nëpërmjet prostituimit virtual të vajzave. Këtu trafikohen vajza.

Ky program, po e themi sot por ne kemi një presion të përditshëm nga kodoshë, por edhe nga prindër për të nxjerrë në televizor vajza në moshë fare të re të cilat kanë kaluar në shumë ndërhyrje plastike për të dalë të evidentohen për eskorta. Këtu është kurvëria hapur sheshit dhe është media që e përkrah është shtet që e përkrah. Në një farë mënyre po kthehemi në një popull kodosh. Ky është skandali që po ndodh këtu. Është e tmerrshme këtu që të dalësh në Tv se ke dashnor drejtorin, ose të dalësh të bësh karrierë politike sepse i ke marrë shkallët me gjunjë dhe jo me këmbë.

Advertisement

Ne i dimë këto, i themi, ka raste që i denoncojmë por ccfarë tregon kjo. Jemi futur në një rreth dhe spo dalim dot. Si të dalim? Duhet që ky popull të kuptojë se cffarë është dhe aty duhet edukim”, tha Demi.

https://www.facebook.com/demienkel/videos/157215117145544
Continue Reading

Albania

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Published

on

By

Buxheti i shtetit po “vuan” nga një sëmundje kronike. Taksat mblidhen, por nuk shpenzohen. Të dhënat flasin se vetëm për muajin dhjetor fondet buxhetore që duhen të shpenzohen janë afro 2 miliardë euro. Ky përqendrim i fondeve vetëm në një muaj, për ekspertin e ekonomisë Albert Gajo, tregon anomali. I ftuar në emisionin E-ZONE, z. Gajo tha se shkaku kryesor vjen nga keqplanifikimi.

“Zbatimi i buxhetit me akte normative nuk është një tregues normal, është një tregues për një realitet anormal. Në plan të parë, kjo situatë vjen nga keqplanifikimi. Ministria përgjegjëse ka dëshmuar ndër vite që nuk ka mundur të planifikojë si duhet buxhetin, çka do të thotë se po ia lëmë rastësisë dhe, në varësi të asaj që sjell koha, hartojmë aktet normative. Kjo nuk është e shëndetshme ekonomikisht” – tha Gajo.

Gjatë kësaj jave, qeveria me aktin e katërt normativ ndryshoi sërish buxhetin. Në fokus ishte ndarja e një bonusi prej 15 mijë lekësh për familjet në nevojë.

Paralelisht, përveç bonusit, pati edhe një rishpërndarje të fondeve, ku një fond i konsiderueshëm i pashpenzuar kaloi në llogarinë e posaçme të hapur pranë Bankës së Shqipërisë për skemën e pensioneve.

Advertisement

“Pas keqplanifikimit, një tjetër arsye pse jemi në këtë situatë është edhe aftësia e administratës publike për të zbatuar në kohë zërin e investimeve. Vonesat në lidhje me realizimin e investimeve publike lidhen edhe me mungesën e profesionalizmit të stafit në agjencitë publike. Jemi një vend që po kërkojmë të hyjmë në BE, por nuk po i përdorim si duhet fondet tona të brendshme, ndërkohë që duhet edhe të përthithim ndihma fondesh nga BE-ja” – tha Gajo.

Eksperti Gajo thotë më tej se bonuset janë një politikë e paqëndrueshme, pra individët nuk mund të bëjnë dot parashikime të shpenzimeve, pasi nuk kanë qartësi. Ndaj, një praktikë e tillë, edhe pse e domosdoshme për familjet në nevojë, nuk është e këshillueshme të zhvillohet në mënyrë rastësore.

Advertisement
Continue Reading

Albania

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Published

on

By

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.

Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.

Continue Reading

Albania

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Published

on

By

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar.

Ai tregoi për një fenomen interesant që ndodhte në ato kohë në zonat e Shkodrës, ku shumë familje katolike shkonin te ato myslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato monitoroheshin.

“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thoshin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy. Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin. Në këto net, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova6 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK6 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania7 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota7 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania7 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova7 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania8 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania8 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, protestuesit shpërthejnë derën dhe futen në festën e Bashkisë

Kosova8 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova8 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova9 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova9 hours ago

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albania9 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Albania13 hours ago

Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe

Kosova13 hours ago

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Albania1 day ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania7 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania7 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK1 day ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania8 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK6 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota7 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Kosova6 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova9 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova7 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania9 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Kosova8 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova13 hours ago

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Kosova8 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Albania13 hours ago

Historia e njeriut që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson

Trending