Shpërthen në flakë baza ajrore ruse në Krime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetëra zjarrfikës rusë u përballën me një zjarr të madh në një bazë ajrore në Krime, i cili sipas zyrtarëve u shkaktua për pasojë e daljes nga pista të një avioni të madh.

Baza ajrore është e vendosur në Sevastopol dhe aty qëndron flota ruse e Detit të Zi.

Mediat lokale publikuan video nga ngjarja, ku shfaqet një re e madhe tymi nga baza ajrore si dhe shpërthime të njëpasnjëshme që mendohet të shkaktohen nga municionet.

Në muajin gusht një tjetër bazë ajrore ruse u përfshi nga flakët në Krime, në atë që më vonë u raportua si një sulm me raketa nga ana e forcave ukrainase.

Share This Article