Shpërthen një shtëpi në Teksas, shpëtojnë mrekullisht pronarët, kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një shtëpi në Teksas shpërthen në një lagje të banuar, por që mrekullisht pronarët e saj arrijnë të dalin të gjallë.

Zjarrfikësit në Teksas dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin në shtëpinë dykatëshe që shpërtheu.

Nga ky shpërthim janë lënduar gjashtë persona dhe 24 prona kanë pësuar dëme, por që mrekullisht askush nuk e ka humbur jetën.

Shkaku që çoi në këtë shpërthim mbetet akoma për t’u hetuar, kurse pronarët e shtëpisë, Sara dhe Keith Felix, janë falënderues që janë gjallë.

Keith ka pësuar “djegie në pjesë të ndryshme të trupit, ka njoftuar gruaja e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Po, ishte shtëpia jonë e re që u hodh në erë. Keith është në spital dhe po tentoj të kontaktojë me të. Vajzat janë mirë. Kemi ku të qëndrojmë, pasi akoma nuk ishim zhvendosur atje”, shtoi Sara.

Share This Article