Shpërthen vullkani në Indonezi, askush nuk evakuohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vullkani më aktiv në Indonezi ka shpërthyer sot duke rrjedhur dhe lëshuar gaz në një gjatësi prej 1600 metra nga shpati i saj.

Kjo është rrjedha më e madhe e llavës në malet Merapi që kur autoritetet vendore kishin ngritur shqetësimet për nivelin e saj të rrezikshëm, në nëntor të vitit të kaluar, bëri të ditur kreu i Qendrës së Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rrezikut Gjeologjik të Yogyakarta, raporton AP.

Pas rrjedhjes së llavës, rënia e hirit është shndërruar në baltë në disa fshatra përreth ndërkohë që zhurma e shpërthimit është dëgjuar deri në 30 kilometra larg.

Policia dhe shërbimet e shpëtimit u thanë minatorëve të ndërpresin punimet afër llavës mirëpo deri më tani askush nuk është evakuuar.

Në nëntor, autoritetet patën evakuuar afro 2000 njerëz të cilët jetonin në malet afër vullkanit mirëpo shumica e tyre janë rikthyer nëpër shtëpitë e tyre që atëherë.

Një vullkan që kishte shpërthyer në vitin 2010 në Merapi të Indonezisë kishte lënë të vdekur 347 njerëz.

Share This Article