Shpërthim gazi në një minierë në Bulqizë, plagosen tre punonjës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim gazi ka ndodhur në një minierë në Bulqizë dhe, për pasojë, tre punonjës kanë pësuar djegie trupore.

Ngjarja ndodhi në një minierë në Bulqizë në nivelin 17 të pusit, ndërsa u bë evakuimi i punonjësve në minierë u vu nën kontroll rrjedhja e gazit.

Tre punonjësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe  rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll. Situata aktualisht është normalizuar,” thuhet në njoftim.

Share This Article