Shpërthim i fortë në pjesën veriore të Mitrovicës, policia e Kosovës vihet në lëvizje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një tjetër shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ndërsa gazetarja e Tëvë1, Florijeta Dernjani po bëhej gati për një lidhje direkte nga “Lagjja e Boshnjakëve” është dëgjuar një shpërthim, që siç shihet edhe në video i bënë të reagojnë edhe policët të cilët ishin aty afër.

“Dëgjuam dhe ishim dëshmitarë të një shpërthimi që ndodhi në pjesën ku ndodhet Kodra e Minatorëve. Ishte një shpërthim i fortë, në këtë pjesë ka gjithashtu edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dy deri në tre patrulla.

Ne gjithashtu ishim edhe te pjesa e barrikadave në Rudar, situatë e qetë ishte edhe në atë pjesë.

Aty po patrullonin pjesëtarë të KFOR-it, ndërkaq Policia e Kosovës nuk u pa duke patrulluar në atë pjesë të vendit”, deklaroi kështu gazetarja Florjeta Dërnjani.

Share This Article