Shpërthim i fuqishëm në Gjermani, disa të lënduar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim ka ndodhur në parkun industrial të qytetit perëndimor gjerman, Leverkusen, duke lënë disa persona të lënduar dhe duke e shtyrë policinë që të mbyllë disa rrugë dhe të kërkojë nga banorët që të mos dalin jashtë.

Shpërthimi ndodhi në një pjesë të zonës ku bëhet përpunimi i mbeturinave. Chempark, park industrial për kompanitë e kimikateve si Bayer, tha në rrjete sociale se nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Policia gjermane tha se ende nuk dihet saktë se çfarë dëmi është shkaktuar dhe se një numër i madh i punëtorëve të ekipeve emergjente janë në vendin e ngjarjes.

Pamje nga shpërthimi në Leverkusen (Foto: AP)

Agjencia gjermane e mbrojtjes civile i paralajmëroi banorët e zonës për rrezik ekstrem dhe policia kërkoi që banorët të qëndrojnë brenda shtëpive e banesave dhe t’i mbajnë mbyllur dyert e dritaret.

E përditshmja gjermane, “Koelner Stadt-Anzeiger”, raportoi se shpërthimi ndodhi në lagjen Buerring në një impiant për përpunimin e mbeturinave.

Kjo gazetë shkroi se tymi i zi është duke lëvizur në drejtim të veriperëndimit, drejt qytezave Burscheid dhe Leichlingen, duke shtuar se zjarrfikësit e tërë rajonit janë thirrur për të ofruar ndihmë që të shuhet zjarri.

Share This Article