Mediat lokale thonë se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të një rrjedhjeje gazi
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një ndërtesë në qendër të kryeqytetit të Spanjës, Madrid.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 15:00 me kohën lokale në një apartament në lagjen Puerto de Toledo në qendër të Madridit.
Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, katet e sipërme të ndërtesës janë dëmtuar për shkak të shpërthimit.
Dëshmitarët okularë thonë se ka shumë njerëz të lënduar.
Shumica e automjeteve të parkuara në rrugën përpara ndërtesës ku ndodhi shpërthimi janë dëmtuar, ndërkohë që mbrojtja civile, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore e kanë shndërruar zonën në një korridor të sigurisë.
Siç raportohet, pranë ndërtesës kishte një shtëpi pleqsh, shkollë dhe kishë. Mediat lokale thonë se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të një rrjedhjeje gazi.