Shpërthim i fuqishëm në Moskë, një depo përfshihet nga zjarri – tym i zi ngritet në qiell

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zjarr i madh ka shpërthyer brenda një depoje të madhe të materiale ndërtimore në Rodniki të rajonit të Moskës.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar apo vdekur, por gjykuar nga pamjet e videove amatore, shihet tymi i madh duke u ngritur në qiell si dhe zjarri që dilte nga objekti.

Shkaku i zjarrit gjithashtu nuk dihet, kurse bëhet fjalë për një objekt prej 700 metrash katrorë që është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë ekipe të zjarrfikësve, ndërsa pranë vendit ku ka ndodhur shpërthimi është ngritur një laborator mobil që bën matjen e ndotjes së ajrit.

Zjarret nga objekte të ndryshme në territorin e Moskës janë bërë më të shpeshta që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Shpesh raportohet për zjarre nëpër fabrika dhe gazsjellës që janë në pronësi të shtetit rus, dhe me ato të holla sponsoron luftën në Ukrainë.

Share This Article