Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur një ditë më parë në qytetin anglez Leamington. Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë që prodhonte lënë plastike, ndërsa dyshohet se një punonjës ka mbetur brenda.
Autoritetet kanë vijuar punën për gjetjen e tij, por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.
Si pasojë e zjarrit, re të mëdha tymi kanë përfshirë zonën përreth duke bërë që autoritetet të marrin masa evakuimi për banorët e zonës.
Të gjithë banorët e zonën që jetonin në një rreze prej 100 metrash janë evakuuar ditën e djeshme, ndërsa për të tjerët që banojnë në një rreze prej 500 metrash është rekomanduar që t’i mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret.
Mike Smith e përshkroi zjarrin si “tepër sfidues” dhe tha se i gjithë stafi tjetër ishte i sigurt.
Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar edhe përfaqësuesit e fabrikës të cilët janë shprehur se ka ndodhur një incident, por ende nuk e dinë shkakun e shpërthimit.
“Në orët e mëngjesit, autoritetet zjarrfikëse raportuan për një zjarr në uzinën tonë Leeson Polyurethanes në Leamington Spa. Ne ende nuk e dimë shkakun e incidentit, por po punojmë ngushtë me efektivët e urgjencës, zyrtarët lokalë dhe ekipet tona në fabrikë për të përcaktuar se çfarë çoi në këtë incident. Duam të falënderojmë punonjësit tanë, partnerët lokalë dhe personelin e urgjencës që iu përgjigjën incidentit ndërsa vazhdojnë të shuajnë zjarrin”, shkruhet në reagim.
Carl Brown, nga Rugby, ishte me familjen e tij në një park afër vendit kur shpërtheu zjarri.
“Ne të gjithë vendosëm maskat dhe kur dolëm nga parku pamë këtë tym të madh të zi dhe zjarrin, dhe kishte mbeturina në të gjithë parkingun e makinave,” tha ai.
Shërbimi i Zjarrit dhe Shpëtimit Warëickshire u bashkua në vendngjarje me kolegët nga Shërbimi i Zjarrit në West Midlands dhe ekuipazhet e tjera fqinje.