Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, tre të lënduar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Tiranë, te ura e Nesherakut, ndërsa si pasojë janë lënduar tre persona.

Mësohet se ka shpërthyer një makinë nga tritoli. Ndërsa pamjet e para nga vendngjarja tregojnë një person të mbuluar nga gjaku, i cili është transportuar në spital. Në total nga ngjarja janë tre të lënduar , njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mediat nga Tirana njoftojnë se nga shpërthimi janë dëmtuar dhe mjete të tjerë që ishin afër makinës që iu vendos tritoli.

Ngjarja ka krijuar panik dhe kaos te qytetarët e pranishëm në vendngjarje, pasi zona ku ndodhi ngjarja është mjaft e populluar.

Share This Article