Shpërthim i kontrolluar në Newcastle, ndërtesa 15-katëshe “zhduket” nga faqja e dheut brenda 5 sekondash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim i kontrolluar është ndjekur nga shumë banorë të Newcastle të Britanisë së Madhe, ku ndërtesa 15-katëshe u demolua nga autoritetet lokale që e mbushën me lëndë shpërthyese.

Ishte objekti i ndërtuar në vitin 1968, që u shemb nga ekipet që e mbushën me eksploziv.

Megjithatë procesi i demolimit filloi me dhjetë minuta vonesë, për faktin se disa banorë që jetonin pranë ishin të ngadaltë në evakuim.

E në vendin ku dikur gjendej objekti pritet të ndërtohen rreth 50 shtëpi, që do të jenë të përballueshme për shumë familje.

Fillimisht u aktivizuan sirenat që paralajmëronin numërimin mbrapsht – dhe mjaftuan vetëm pesë sekonda që i tërë objekti të zhduket në renë e pluhurit të ngritur. Objekti 43 metërsh ishte i zbrazët që nga viti 2018.

Share This Article