Një shpërthim i madh ka ndodhur në Rusi ku mbeti i vrarë një person dhe 13 të tjerë u lënduan. Më shumë se 70 ekipe të shpëtimit dhe zjarrëfikëve reaguan me të ndodhur shpërthimi, në mesin e tyre edhe dy helikopterë. Shpërthimi ende nuk dihet saktësisht pse ndodhi, por erdhi nga një pompë e benzinës.
Zjarri u pa nga disa milje larg sepse shkonte deri në 50 metra lartë, gjë që na kujton katastrofen e Çernobilit në vitin 1986.
Një person vdiq si rezultat i shpërthimit dhe dhjetra të tjerë pësuan djegie në trup.
Termocentrali “Mytishchi” opero që nga viti 1992 dhe kapaciteti i tij është 1068 megavat.
Qyteti Mytishchi është vetëm 20 kilometra larg qytetit të Moskës.