Shpërthim në metro në New York, dyshohet për sulm terrorist

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën tre persona u lënduan të martën në mëngjes, rreth orës 8:30, në një incident të frikshëm në një stacion metroje në Brooklyn, New York, bënë të ditur autoritetet.

Fotot nga vendngjarja tregojnë njolla gjaku në dyshemenë e stacionit, ndërsa në median sociale shihen njerëz të lënduar, por mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur. Ka raporte të pakonfirmuara që falsin për shpërthim apo për gjuajtje me armë.

Ekipi i bombave i policisë së New Yorkut është në vendngjarje për të hetuar.

Një i dyshuar besohet të ketë qenë i veshur me rroba punonjësi ndërtimi. Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se janë gjetur shumë pajisje eksplozive të pashpërthyera.

https://twitter.com/derekcfrench/status/1513861902945902599
Share This Article