Shpërthim në një pallat në Angli, shumë persona nën rrënoja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Jersey të Anglisë. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një pallat duke e shembur atë. Nga të dhënat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

BBC raportuan se deri tani një person është konfirmuar i vdekur 2 janë dërguar të plagosur në spital, ndërsa dyshohet se të paktën 12 persona të tjerë janë nën rrënoja.

“Është një skenë e tmerrshme dhe e rrezikshme për të gjithë stafin. Nuk e dimë numrin e saktë të ndërtesave të dëmtuara, por një godinë 3-katëshe është shembur plotësisht”, tha shefi i policisë Robin Smith.

“Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe shtrati po lëvizte rreth orës 03:50. Kërkova menjëherë në internet nëse kishte rënë tërmet”, tha një banore pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Grupet e kërkim-shpëtimit janë në terren dhe po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur të lokalizojnë flakët pas shpërthimit.

Share This Article