Shpërthim në një shkollë në Pakistan, vriten shtatë persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 janë lënduar nga një shpërthim në një klasë fetare në Pakistan. Zyrtarët spitalorë kanë njoftuar se të vrarët dhe të plagosurit janë rreth moshës 20 dhe 30 ndërsa bëjnë me dije se në mesin e të plagosurve ka edhe të mitur.

Hetimet lidhur me rastin kanë filluar ndërsa BBC-ja njofton se asnjë nga grupet e njohura talebane nuk ka marrë përgjegjësi lidhur me shpërthimin.

Disa dëshmitarë i kanë thënë policisë se kanë parë një person duke hyrë me një çantë eksplozivi, derisa pamjet paraqesin dëme jashtëzakonisht të mëdha

Raste të tilla kanë ndodhur edhe viteve të kaluara Pakistan dhe zona rreth tij. Gjashtë vjet më parë, persona të armatosur kishin hyrë në një shkollë ushtarake dhe kishin shkaktuar vdekjen e më shumë 150 personave.

Share This Article