Shpërthim në Teheran, 13 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim i fuqishëm në një klinikë mjekësore në Teheran të Iranit ka vrarë të paktën 13 persona dhe plagosur gjashtë të tjerë, raportojnë mediat iraniane.

Prokurori i Teheranit, Ali Alqasimehr, u citua të ketë thënë se shpërthimi ndodhi në qendrën shëndetësore Sina At’har. Alqasimehr tha se të lënduarit janë transferuar në një spital për trajtim mjekësor.

Zëvendës-guvernatori i Teheranit, Hamidreza Goudarzi, tha për televizionin shtetëror se një rrjedhje nga rezervuarët e gazit mjekësor në ndërtesë, ka qenë shkaku i shpërthimit. Televizioni Shtetëror i Iranit raportoi se mund të ketë më shumë shpërthime, sepse brenda spitalit ka një numër rezervuarësh të tillë

Share This Article