Shpërthim nëntokësor në New York

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim nëntokësor përfshiu një trotuar në Queens të New York.

Një qytetar i cili po kalonte aty pranë pësoi djegie të shkallës së dytë, pasi në momentin e shpërthimit u gjend në hekurat e trotuarit.

Barry West, 57-vjeçar, ishte rrugës për të paguar faturën e telefonit pranë kryqëzimit të Farmers Boulevard dhe Baisley Boulevard në Saint Albans, Queens.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur të enjten e kaluar gjatë pasdites.

West, një baba, u përfshi nga flakët, por arriti të largohej disa momente më vonë, duke parë i habitur nga ajo që sapo kishte ndodhur. Burri po shërohet në Qendrën Mjekësore të Universitetit Nassau. 

Share This Article