ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Videoja e deputetit laburist që shpjegon borxhin e Mbretërisë së Bashkuar me biskota grumbullon 3.3 milionë shikime 1 hour ago
‘Stimulim i vazhdueshëm, mbingarkesë me dopaminë’: si shpërthyen EsDeeKid dhe repi underground në Mbretërinë e Bashkuar në shkallë globale 1 hour ago
Studimi tregon se boshllëqet në statistikat e migracionit në Mbretërinë e Bashkuar pengojnë debatin publik dhe vendimet politike 2 hours ago
Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen 2 hours ago
Rritja e racizmit fajësohet për rënien e numrit të infermierëve të huaj që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Shpërthime dhe të shtëna, shqiptari rrëfen situatën në Kazakistan: Jemi mbyllur, nuk na lejojnë të dalim

albnews by albnews
6 January, 2022
in Bota
0
Shpërthime dhe të shtëna, shqiptari rrëfen situatën në Kazakistan: Jemi mbyllur, nuk na lejojnë të dalim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me të përfunduar një ditë normale pune, Kastrioti (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë), një kosovar që po qëndron në Kazakistan, iu desh të mbyllej në banesë.

I shqetësuar dhe pa shumë informacione, ky i ri në të 20-at po pret të shohë se çfarë do të ndodhë me trazirat e protestave që kanë kapluar këtë vend.

RelatedPosts

Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen

Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën 

Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë 

Kastrioti, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimitet, nisi të punonte në shtetin e Azisë Qendrore, më 2021, përmes kompanisë Mabetex Group, në pronësi të Behgjet Pacollit, ish-president i Kosovës.

Një valë e protestave masive ka nisur në Kazakistan tash e katër ditë për shkak të rritjes së papritur të çmimit të gazit të lëngshëm, i cili përdoret për makina në shtetin e pasur me naftë.

Kastrioti, së bashku me punëtorë të tjerë kosovarë, po jeton në kryeqytetin Nur Sulltan.

Ai thotë se gjendja momentale atje është më e qetë në krahasim me qytetet e tjera si Almati, por sipas urdhrit të autoriteteve, janë të mbyllur në banesë.

“Na kanë mbyllur, nuk mund të dalim. As te dera e as në shitore nuk mund të dalim”, tregon ai për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, protestë e madhe është paralajmëruar edhe në vendin ku ai momentalisht po qëndron.

“Normalisht që po frikësohemi sepse ne këtu nuk kemi as Ambasadë. Sot (kompania) na i kanë sjellë pasaportat dhe nuk na kanë dhënë ndonjë lajm se çfarë do të bëjmë, vetëm na kanë thënë ‘nesër e keni pushim’”, tregon ai.

Një ndërprerje masive e internetit dhe valëve telefonike në shtet ka shtuar shqetësimin për këta kosovarë.

“Familjarët janë shqetësuar se dy ditë nuk kemi pasur internet, sepse e ka ndalur Kazakistani, do të thotë nuk kemi pasur si t’i lajmërojmë”, thotë ai. Interneti ndërkohë më 6 janar është rikthyer.

Punëtorët në pushim, nuk dihet për fatin e tyre tutje

Viteve të fundit, shumë kosovarë kanë arritur të sigurojnë punë në Kazakistan kryesisht përmes kompanisë Mabetex Group. Konkurse për vende të reja të punës vazhdimisht hapen, kurse ai i fundit ishte në dhjetor 2021.

Në korrik të vitit 2020 kjo kompani pati shpallur mbi 230 vende të reja të punës në Kazakstan, kryesisht në ndërtimtari.

Me gjithë përpjekjet e Radios Evropa e Lirë, kompania Mabetex dhe përfaqësues të saj nuk u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me numrin e punëtorëve kosovarë atje apo gjendjen e tyre sa i përket sigurisë.

Kastrioti, punëtori që merret me sisteme hidraulike, tregon se vetëm në një zonë të qytetit ku ai punon, me të punojnë edhe 300 kosovarë të tjerë.

Ai thotë se përveç njoftimit për pushim, nuk kanë asnjë informacion tjetër lidhur me atë se çfarë do të ndodhë tutje me ta.

“Aeroportet janë mbyllur, ne po presim të qetësohet situata. Kompania në fakt nuk ka lajmëruar asgjë”, thotë ai.

Deri më tani, as Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka ofruar informacione lidhur me atë se sa kosovarë gjenden në Kazakistan aktualisht dhe si është gjendja e tyre.

Mabetex Project Engineering është një kompani globale e specializuar në ndërtim me filiale në 18 vende. Kompania ka selinë në Lugano të Zvicrës dhe ka të punësuar rreth 14 mijë punëtorë.

Vetëm në Kazakistan, sipas të dhënave publike, kompania ka bërë ndërtimin e Rezidencës së Presidentit në Nur Sulltan, ndërtesa të ministrive dhe salla të koncerteve atje.

Ndërtime të tjera përfshijnë: Teatrin Nacional të Dramës Neo-Klasike, Teatrin e Operës dhe Baletit, Aeroportin në Nur Sulltan, ndërtesën e Ministrisë së Sportit dhe Turizmit në Kazakistan, e të tjera.

Kastrioti, ndërkohë, tregon se është i shqetësuar për kolegët e shokët e tij që gjenden në qytete si Almati me më shumë trazira.

Ai sidomos bashkëndjen me familjet në Kosovë që përcjellin me shqetësim lajmet nga Kazakistani.

“Duhet që kompania jonë kur të kemi kësi lloj problemesh, t’i lajmërojë familjet tona ose të bëjë ndonjë postim. Më e pakta që mund të bëjë”, tha ai.

Çfarë po ndodh në Kazakistan?

Kazakistani po përjeton protestat më të këqija në rrugë që vendi ka parë që nga fitimi i pavarësisë tri dekada më parë.

Shpërthimi i destabilitetit po shkakton shqetësim të madh në dy fqinjët e fuqishëm të Kazakistanit: Rusinë dhe Kinën. Vendi shet shumicën e eksporteve të naftës në Kinë dhe është një aleat kryesor strategjik i Moskës.

Një rritje e papritur e çmimit të karburantit të makinave në fillim të vitit shkaktoi protestat e para në një qytet të largët nafte në perëndim. Por, dhjetëra mijëra protestues që kanë dalë që atëherë në rrugë në shumë qytete, tani kanë në sy të gjithë qeverinë autoritare.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev fillimisht kërkoi të qetësonte turmat duke shkarkuar të gjithë qeverinë herët të mërkurën (5 janar).

Por, në fund të ditës ai kishte ndryshuar qëndrim. Së pari, ai i përshkroi demonstruesit si terroristë. Pastaj ai i bëri thirrje një aleance ushtarake të udhëhequr nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, për ndihmë në shtypjen e kryengritjes dhe CSTO ra dakord të dërgonte një numër të pacaktuar paqeruajtësish.

Policia e Kazakistanit ka thënë se disa protestues janë “eliminuar” gjatë natës në qytetin më të madh të shtetit, Almati, kur ata kanë tentuar të hyjnë nëpër ndërtesa administrative, ndërkohë janë përshkallëzuar trazirat kombëtare.

Nga pesë republikat e Azisë Qendrore që fituan pavarësinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kazakistani është deri tani më i madhi dhe më i pasuri. Ai shtrihet në një territor me madhësinë e Evropës Perëndimore dhe ndodhet në majë të rezervave kolosale të naftës, gazit natyror, uraniumit dhe metaleve të çmuara.

Por, ndërsa pasuritë natyrore të Kazakistanit e kanë ndihmuar atë të kultivojë një klasë të mesme solide, si dhe një grup të konsiderueshëm manjatësh tepër të pasur, vështirësitë financiare janë të përhapura. Paga mesatare mujore kombëtare është pak më pak se 600 dollarë.

Tubimi që shkaktoi krizën e fundit u zhvillua në qytetin perëndimor të naftës, Zhanaozen. Ka kohë që pakënaqësitë janë acaruar në zonë për shkak të ndjenjës se pasuritë energjetike të rajonit nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë në mesin e popullsisë vendase. Në vitin 2011, policia qëlloi për vdekje të paktën 15 persona në qytet, të cilët po protestonin në mbështetje të punonjësve të naftës të pushuar nga puna pas një greve.

Kur çmimet për gazin e lëngshëm të naftës që shumica e njerëzve në zonë përdorin për të furnizuar makinat e tyre u dyfishuan gjatë natës të shtunën, durimi u këput. Banorët në qytetet e afërta u bashkuan shpejt dhe brenda disa ditësh protesta të mëdha u përhapën në pjesën tjetër të vendit./REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Videoja e deputetit laburist që shpjegon borxhin e Mbretërisë së Bashkuar me biskota grumbullon 3.3 milionë shikime

Videoja e deputetit laburist që shpjegon borxhin e Mbretërisë së Bashkuar me biskota grumbullon 3.3 milionë shikime

5 December, 2025
‘Stimulim i vazhdueshëm, mbingarkesë me dopaminë’: si shpërthyen EsDeeKid dhe repi underground në Mbretërinë e Bashkuar në shkallë globale

‘Stimulim i vazhdueshëm, mbingarkesë me dopaminë’: si shpërthyen EsDeeKid dhe repi underground në Mbretërinë e Bashkuar në shkallë globale

5 December, 2025
Studimi tregon se boshllëqet në statistikat e migracionit në Mbretërinë e Bashkuar pengojnë debatin publik dhe vendimet politike

Studimi tregon se boshllëqet në statistikat e migracionit në Mbretërinë e Bashkuar pengojnë debatin publik dhe vendimet politike

5 December, 2025
Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen

Udhëheqësit e BE-së nxitojnë të shpëtojnë marrëveshjen e financimit të Ukrainës, ndërsa paratë e gatshme të Kievit po pakësohen

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result