Shpërthime misterioze nënujore në Finlandë pranë “Nord Stream”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti i Sizmologjisë i Universitetit të Helsinkit regjistroi 5 shpërthime të pashpjegueshme nënujore në Gjirin e Finlandës, brenda ujërave territoriale ruse. Ekspertët finlandezë theksojnë se nuk mund të dinë saktësisht se çfarë i shkaktoi shpërthimet.

Katër shpërthimet ndodhën të enjten e kaluar në një interval kohor 12:35, 14:02, 17:54 dhe 18:33 me orën lokale. Një tjetër shpërthim i përmasave të ngjashme u regjistrua në të njëjtën zonë të premten.

Një pjesë e gazsjellësit Nord Stream kalon në zonën e aktivitetit sizmik, por distanca e saktë nga gazsjellësi nuk është përcaktuar, raportojnë mediat lokale.

Incidenti vjen pas sabotimit të tubacioneve të gazit natyror “Nord Stream” në fillim të shtatorit në brigjet e Danimarkës. Hetimet për këto janë ende duke u kryer, ndërkohë që Moska dhe SHBA-ja kanë vijuar me akuza të ndërsjella.

Share This Article