Shpërthime në Afganistan, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar pasditen e së hënës në provincën qendrore Bamiyan në Afganistan, duke iu marrë jetën dhjetëra personave dhe duke i plagosur shumë të tjerë.

Sipas të dhënave nga policia, janë të paktën 14 viktima nga shpërthimet dhe mbi 40 të lënduar, bilanc ky që mund të përkeqësohet në orët në vijim.

Ngjarja ka ndodhur një ditë përpara se komuniteti ndërkombëtar të kërkojë asistencë për Afganistanin në Gjenevë.

Lënda shpërthyese ishte fshehur në anë të rrugës pranë një pazari në Bamiyan dhe iu mori jetën 12 civilëve dhe 2 policëve trafiku. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes

Share This Article