Mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës janë dëgjuar dy shpërthime.
Siç raportohej nga mediat lokale shpërthimet kanë qenë të fuqishme, dhe banorët kanë dyshuar se mund të jenë bomba.
Sipas të njëjta mediave, thuhet se policia ka deklaruar se bëhej fjalë për fishekzjarre të mëdha.
Telegrafi ka mësuar nga burime se ka qenë një festë dhe se shpërthimi kishte ndodhur nga mjetet piroteknike.
Këto shpërthime vijnë pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës të ndodhura ditë më parë në pikat kufitare, të cilat ishin shkaktuar nga serbët matanë kufirit me Serbinë.