Shpërthime të forta në Kiev/ SHBA: Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Ukrainë, deklaroi se Rusia po sulmon Ukrainën me raketa hipersonike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja Bridget Brink u bëri jehonë raporteve për shpërthime të forta në Kiev, shkruan Sky News.

Administrata ushtarake e Kievit tha përmes një deklarate në Telegram se një ndërtesë shumëkatëshe në Pechersk të qytetit është dëmtuar nga një raketë dhe se fragmente raketash janë gjetur në qytet. Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit, deklaroi se një person u plagos në Pechersk dhe u trajtua në vendngjarje.

Share This Article