Shpërthimi i 2 granatave në objektin e Postës në Zveçan, vjen reagimi i Policisë së Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth orës 00:30 persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan.

Si pasojë e shpërthimit të njërës nga granatat, janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar.

Njësitet policore pasi kane dalë në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer.

Po ashtu, njësitë policore paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa banoret janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar.

Njësitë anti-terror janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij shpërthimi.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që ngjarja të iniciohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës i dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi.

Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit.

Share This Article