ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve 1 hour ago
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte 1 hour ago
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in 1 hour ago
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta” 1 hour ago
Vrasja e vajzës keniane drejt mbylljes! Policia nuk sekuestroi provat në kohë. Nëna: E di kush është vrasësi 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Shpërthimi i dronit rus pranë centralit bërthamor të Ukrainës, OKB paralajmëron: Herën tjetër mund të mos jemi me fat

albnews by albnews
26 September, 2025
in Bota
0
Shpërthimi i dronit rus pranë centralit bërthamor të Ukrainës, OKB paralajmëron: Herën tjetër mund të mos jemi me fat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një dron u rrëzua dhe shpërtheu rreth 800 metra (875 jardë) nga perimetri i një centrali bërthamor ukrainas.

Mbikqyrësi atomik i OKB-së bëri me dije mbrëmjen e djeshme (25 shtator) se dronët të cilët po pikasen pranë këtyre centraleve, po rrezikojnë sigurinë bërthamore.

RelatedPosts

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

Trump shpall tarifa të reja doganore për ilaçet, kamionët dhe mobiljet

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Agjencia tha se monitoruesit e saj në vend u informuan se 22 dronë u vunë re në zonën e monitorimit të centralit në Ukrainën Jugore vonë të mërkurën dhe të enjten (25-26 shtator), disa prej të cilëve fluturuan deri në 500 metra.

“Monitoruesit dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime rreth orës 1 të mëngjesit dhe më vonë vizituan vendin, pranë qytetit të Pivdennoukrainsk, në rajonin e Mykolaiv, ku droni ra dhe pa një krater rreth 4 metra katrorë. Strukturat metalike aty pranë ishin goditur nga shrapnel dhe dritaret e automjeteve afër zonës së impaktit u thyen. Një linjë elektrike u prish gjithashtu, megjithëse nuk ishte e lidhur me centralin… Për fat të mirë, incidenti i mbrëmshëm nuk shkaktoi dëme në vetë centralin bërthamor të Ukrainës Jugore. Herën tjetër mund të mos jemi kaq me fat”, tha në një deklaratë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

IAEA tha gjithashtu se stacioni i Zaporizhzhisë, i mbajtur nga Rusia, ka qenë pa energji elektrike për më shumë se 48 orë, pasi linjat e jashtme të energjisë që furnizonin centralin u ndërprenë për herë të 10-të në konflikt. Linjat furnizojnë me energji elektrike, e cila është thelbësore për ftohjen e karburantit të reaktorëve dhe parandalimin e një shkrirjeje. Gjeneratorët e emergjencës me naftë ishin në funksion.

Sipas një raporti nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Rusia është përgjegjëse për shkelje të hapura dhe sistematike të së drejtës ndërkombëtare në trajtimin e të burgosurve të luftës në Ukrainë, përfshi këtu edhe ato që nënvizohen në raport si “vrasje arbitrare”.

“Shkeljet përfshijnë gjithashtu “torturë, keqtrajtim, mohim të të drejtave për gjykim të drejtë dhe kushte të pasigurta paraburgimi dhe transferimi”, thuhet në raport.

Raporti i OSBE-së me seli në Vjenë, i publikuar një ditë më parë, është rezultat i një misioni prej tre ekspertësh të ngarkuar për të hetuar trajtimin e të burgosurve të luftës ukrainas nga Rusia. Ata zbuluan se ushtarët ukrainas nuk njiheshin si të burgosur lufte nga Rusia, gjë që “hap derën për ndjekje penale të të burgosurve të luftës për pjesëmarrje të thjeshtë në armiqësi”. “Misioni dokumentoi një numër të lartë vrasjesh dhe ekzekutimesh arbitrare që i atribuohen Federatës Ruse, që ndodhën si në fushën e betejës ashtu edhe në paraburgim”, thuhet në raport.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

Magazina e drogës/ Ky është çifti që transportoi valixhen me “Toyota Yaris”, roli i 5 të arrestuarve

26 September, 2025
Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

Tjetër alarm për dron në Danimarkë, mbyllen disa orë dy aeroporte

26 September, 2025
Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

26 September, 2025
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result