Shpërthimi i tritolit në banesën e deputetit Mziu, Berisha: Akt terrorist që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një komunikim me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputeti Xhelal Mziu deklaruan të premten se shpërthimi me tritol në banesën e këtij të fundit ishte një “akt terrorist” me prapavijë politike.

Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, gjatë karrierës time, nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh këtë një akt absolutisht politik dhe është një sinjal për të treguar se, nuk mund të sillesh apo reagosh ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni,” u shpreh deputeti Mziu.

Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale,” theksoi Berisha.

Si Berisha, ashtu edhe Mziu u shprehën skeptikë se uniformat blu do të mund të zbardhin këtë ngjarje të rëndë, pasi një pjesë e bluve, sipas tyre, është tërësisht në funksion të qeverisë.

Share This Article