Shpërthimi i veturës me tritol, gazetari Artan Hoxha zbulon detaje nga ngjarja që tronditi Tiranën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi vrasjen e 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol.

Siç shihet nga pamjet e publikuara makina është djegur e gjitha pas shpërthimit të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

 “Tirana, qyteti Europian i rinise 2022… Kjo është rruga, që kryeministri shkon çdo dite nga shtëpia në pune, dhe kthehet çdo mbrëmje në banesën e tij, në periferi të kryeqytetit….

Nuk po them se atentati mafioz me shpërthim të fuqishëm eksplozivi, që i mori jetën 27 vjeçarit Aleksander Sadikaj, është dëgjuar fort duke tronditur dhe vilat më luksoze në rezidencat aty pranë, ku banojnë oligarkët apo vipat e Shqipërisë…

Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon, asgjë nuk është aq e sigurt sa duket… Por sot, vrasësit, të paktën u kujdesen te mos shkaktonin viktima të tjera…“, shkruan gazetari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35 minuta, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Të parët që tentuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë 27 vjeçarit, i cili lëvizte i vetëm, ishin udhëtarë të rastit.

Në vendngjarje mbërritën grupi hetimor dhe ekipi anti-eksploziv i RENEA-s.

Nga veprimet paraprake, dyshohet se në mjet ishte montuar rreth 150 gramë tritol.

Share This Article