Shpërthimi me 50 të vdekur në spitalin e Gazës, reagon OBSH: Të tronditur! Pacientët dhe punonjësit shëndetësorë duhet të mbrohen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se është “plotësisht i tronditur” nga shpërthimi i raportuar jashtë spitalit Al Shifa, në qytetin e Gazës.

Në një postim në platformën ‘X’, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus shkruan se ka pasur si pasojë e shpërthimit ka pasur të vdekur, të lënduar, si dhe dëme materiale.

“E ritheksoj që pacientët, punonjësit shëndetësorë, objektet dhe ambulancat duhet të mbrohen në çdo kohë. Gjithmonë. Armëpushimi duhet tani!”, shkruan ai ndër të tjera në platformën ‘X’.

Më herët, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se “50 qytetarë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në hyrje të spitalit Al Shifa”.

Izraeli ka marrë përgjegjësinë ndaj sulmit, duke pretenduar se ambulancat përdoreshin nga Hamasi për të transportuar terroristë.

Share This Article