Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Lënda plasëse në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lënda plasëse që shpërtheu mbrëmjen e kaluar në portën e banesës së një 63-vjeçareje, rezulton të jetë vendosur në shtëpinë e Bakie Zotos. 

Ajo është nëna e Gentian Zotos, një nga të dyshuarit si atentatori i Inez Hajrullës.

Inez Hajrulla është një emër i dëgjuar për botën e krimit dhe policisë, i cili kishte arritur t’i shpëtonte dy atentateve, një në vitin 2017 dhe tjetri në vitin 2019.

Gentian Zoto është dënuar me 35 vite burg nga Gjykata e Apelit, si pjesë e grupit që kryen atentatin kundër Inez Hajrullës me 10 maj 2019 në Vlorë.

Së bashku me Zoton për të njëjtën ngjarje, të dënuar janë dhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj.

Share This Article