Dëmi i shkaktuar nga shpërthimi katastrofal në portin e Bejrutit është mbi 15 miliard dollarë. Këtë e kumtoi presidenti libanez Michel Aoun.
“Vlerësimet preliminale për dëmin material pas shpërthimit në port janë mbi 15 miliard dollarë amerikan”, deklaroi presidenti dje në bisedë telefonike me mbretin spanjoll Felipe i Gjashtë.
Prokurorët libanez do të fillojnë me dëgjimin e ministrave dhe ish ministrave për tonet me nitrat amoniumi që e shkaktuan shpërthimin vdekjeprurës më 4 gusht.
Ajo tragjedi, krahas krizës ekonomike të përforcuar me epideminë e Covid-19, shkaktoi zemërim të fortë kundër qeverisë libaneze dhe solli deri te dorëheqja e Qeverisë.